Fishekzjarre pas mesantës afër hotelit ku po qëndrojnë futbollistët e Greqisë (VIDEO)

Sonte pritet të mbahet ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë në futboll dhe do të filloj nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihen deri sa hidhen disa fishekzjarrë e që mbishkrimi thotë “Mirëmëngjesi të gjithëve, përpos ekipës së Greqis që janë zgjuar shumë më herët”.

Mirmëngjesi të gjithëve, përpos ekipës së greqis që jan zgjuar shumë më herët.

Publiée par Ultras Kosova sur Dimanche 6 septembre 2020

Video që ka qarkulluar në rrjete sociale mendohet të jetë incizuar sot pas mesnatës.

Ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Greqisë do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lojtarët e ekipit grek janë duke qëndruar në njërin nga hotelet e Prishtinës, ku edhe kanë zhvilluar stërvitjet e tyre në Kosovë para ndeshjes së sotme.