Flamuri i NATO-s

Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO

Finlanda dëshiron të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe do të aplikojë për anëtarësim në Aleancë, thanë presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe kryeministrja, Sanna Marin më 15 maj.

Gjatë një konference për media, dy liderët thanë se një vendim i tillë ka për qëllim të forcojë sigurinë, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.

Ky vendim duhet të ratifikohet nga Parlamenti finlandez, para se autoritetet të lëvizim përpara me aplikimin për anëtarësim.

Më herët, Rusia ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa hakmarrës nëse Finlanda, por edhe Suedia, do të aplikojnë për anëtarësim në aleancën ushtarake, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara./REL