Ilustrim
Financimi i mediave nga Rusia dhe Kina, pse mungojnë të dhënat?
Qasja e lartë në internet dhe përdorimi i rrjeteve sociale në Kosovë ka bërë që lajmet e rreme të shpërndahen lehtë brenda një kohe të shkurtër.
Në vend, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) janë të regjistruara 172 biznese që aktivitet e kanë prodhimin e lajmeve. Por, megjithatë, numri i saktë i portaleve në Kosovë nuk dihet. Në anën tjetër, në oraganin vetërregullues, Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), janë vetëm 40 anëtarë të rregullt, nga gazetat, portalet dhe agjencitë e lajmeve të vendit.
Ndërkohë, përveç ueb faqeve në internet, të njohura si portale, në rrjete sociale janë krijuar dhjetra faqe që shpërndajnë informacione të rreme. Këto faqe kryesisht janë aktive në Facebook.
Krejt kjo situatë ka ngritë alarmin te ekspertët e fushës që të shihet me kujdes konsumi dhe shpërndarja e lajmve të rreme, e në vecanti, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Mbi 3 mijë herë mediat e Ballkanit Perëndimor në lajmet e tyre rreth situatës në Ukrainë iu janë referuar medias ruse, ‘Sputnik, thotë një hulumtim i platformës pikasa.ai. Ndërsa 3 mijë e 663 herë të tjera iu janë referuar lajmeve nga agjencia ruse, TASS.
Hulumtimi, që u publikua në mars të këtij viti, bazohet në gjetjet nga monitorimi i 2 mijë mediave në Maqedoninë e Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Tradicionalisht, zona e Ballkanit Përndimor konsiderohëet se është synuar të ndikohet nga Rusia, Kina e Turqia. Lajmet e rreme që janë përhapur kanë ndiku në jetën e qytetarëve.
Një monitorim i medieve ruse gjatë periudhës 1 nëntor 2021 – 15 janar 2022, i bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), tregoi se në mediat ruse u publikuan 598 lajme “që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë kishin të bënin me Kosovën”.
Megjithatë, kjo organizatë jo-qeveritare nuk ka të dhëna dhe hulumtime mbi financimin e mediavve në Kosovë nga Rusia apo Kina.
Por, a dihet se pse mungojnë të dhënat në Kosovë se sa janë financimet në media nga Rusia dhe Kina?
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Bakën Qendrore të Kosovës, departamenti i Intelegjencës Financiare, për të kuptuar nëse ka media në Kosovë që financiohen nga Rusia dhe Kina, por BQK ka thënë se nuk ka informacione të tilla.
Sipas ekspertit të kibernetikës, Driart Elshani, rrjetet sociale mbetën mjeti që po shfrytëzohet më së teprmi për publikim të informacioneve të paskata.
“Ka shumë informacione të rreme si dhe mashtrime në Kosovë, të cilat po e përdorin teknologjinë si mjet për të rritur efektin e tyre. Shpërndarja bëhet gjithnjë përmes rrjeteve sociale”, ka thënë ai.
Këshilla tij është që ata që konsumojnë informaiconin online, të kenë kujdes dhe ta marrin me revervë.
“Mungojnë të dhënat e financimeve. Të gjithë akterët duhet të ndërmarrin hapa për mbrojtjen nga lajmet e rreme si dhe mashtrimet e njerëzve. Qytetaret duhet të kenë kujdes të mos bien pre e këtyre dhe çdo informacion që e shohin në rrjetet sociale ta marrin gjithmonë me rezervë”, thotë ai.
Mentor Hoxhaj, udhëheqës i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP) dhe njohës i kësaj fushe thotë se institucionet përkatëse mund t’i dallojnë nëse mediat në Kosovë po fianciohen nga Rusia dhe Kina.
“Nëse kërkohen transaksione bankare, dyshoj se ato mund te gjinden”, thotë Hoxhaj për KALLXO.com. Sipas tij, auditimet profesionale mund te sillnin “informacione te rëndësishme për mënyrën e funksionimit të tyre (mediave)”.
Njohësi i fushës kibernetike thotë se në Kosovë qarkullojnë lajme të rreme me burim nga Kina dhe Rusia.
“Ne kemi identifikuar në periudhën 2 vjeçare mbi 50 faqe të krijuara për te shperdarë propagandë kineze”, thotë Mentor Hoxhaj.
“Ne fillim te pandemisë propaganda ka qen e orientuar ne drejtimin ku shihej “kina si vend i mundësive” gjera se fundmi shohim propagandë ku shihet kina “si vend i fuqishëm ushtarakisht””, deklaron ai.
Lajme të rreme vijnë edhe nga Rusia por, ato cdo ditë, thotë Hoxhaj, demaskohen.
“Ajo çka shohim është se Rusia ka filluar një fushate hakimi (te faqeve dhe profileve) te cilat më pastaj shfrytëzohen për të shpërndarë propagandën dhe deziformimin”, thotë ai.
Ndikimi i Rusisë dhe Kinës nuk është vetëm në Kosovë, për në përgjithësi në Ballkan.
Redaktori i hulumtimeve regjionale në BIRN, Ivan Angelovski thotë se tashmë janë identifikuar edhe projektet që financohen nga Kina.
“Ne kemi krijuar një hartë gjithëpërfshirëse të projekteve të financuara nga Kina në rajonin tonë dhe natyrisht, ata janë duke financuar media. E vetmja e vërtetë pse kemi nis këtë është ta bëjmë dallimin në mes të së vërtetes, fakteve dhe trillimit”, tha ia gjatë konferencës së BIRN-it në partneritet me Interneës Kosova dhe me FindBug, për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me temën “Ballafaqimi me fakte: Si të kundërshtohen ndikimet e dëmshme nga jashtë”.
“Ajo që është krijuar në mediat e reja në rajon rreth projekteve të financuara nga Kina është se këto janë investime kineze që Kina po i dhuron te njerëzit në Ballkan. Në fund, kjo është pikërisht esanca e keqinformimit, kur shëtrmbohet e vërteta, krijohen qëllimisht formulime të pasakta dhe krijijnë realitete paralaele”, vlerëson Angelovski.
Sipas tij, ndikimi rus tashmë po vërhet në Serbi. Për këtë, ai merr shembull rritjen e përkrahjes për partitë politike pro-ruse.
“Ndikimi rus në media shihet këtu, ajo që kishte filluar në Serbi para shumë vitesh, në vitet e 90-ta, sot shihen rezultate ku vetë presidenti i Serbisë thotë se lufta në Ukrainë ka ndikuar shumë në rezultate sepse partitë pro-ruse në Serbi kanë shumë më shumë përkrahje se sa asnjëherë më parë. Kjo nuk ka filluar tani me luftën në Ukrainë por ka filluar në vitet e 90-ta dhe prandaj edhe duhet të luftohen keqinformimet në çdo moment dhe çdo mundësi”, ka thënë ai.
Influenca e ‘zhurmshme’ e Rusisë, por edhe influenca e ‘heshtur’ e Kinës në Ballkanin Perëndimor, kohë më parë janë parë me shqetësim edhe nga NATO-ja.
Sipas të dhënave të siguruara nga KALLXO.com, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë janë të regjistruara 95 biznese me prnoar shtetas të Kinës.
Ndërkohë, sipas ARBK-së, në vend operojnë gjashtë biznese me kapital nga Rusia.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në fund të muajit shkurt, mori vendim që të të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Ndërsa, edhe Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka udhëzuar, në fund të muajit mars, të gjithë Operatorët e Shërbimeve të Internetit (ISP) në Kosovë që të bllokojnë qasjen në domene dhe nën-domene për dy portale ruse, Russia Today (RT) dhe Sputnik.