Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Financat në parafushatë - LIVE

Projektet që lihen ose për të cilat vendoset në kohë të fushatës nga qeveritë në detyrë janë debatuar shpeshherë në Kosovë.

Një nga rastet e fundit është edhe themelimi i Zyrës për Luginën e Preshevës nga Qeveria në detyrë.

Sonte në debatin “Kallxo Pernime” diskutohet se a do të jenë pagat sërish karremi për t’i tërhequr votuesit apo këtë herë do shkohet me premtime për autostrada dhe projekte të tjera.

A mund të jetësohet zotimi i Enver Hoxhajt që pagat e policëve sërish të rriten dhe sa është reale që pagat në institucione të vazhdojnë të rriten në kohën kur në bizneset private pagat janë të ulëta?

A po abuzohet me buxhetin e shtetit në parafushatë?

Për këto dhe tema të tjera përballë gazetares Jeta Xharra janë Hykmete Bajrami nga LDK, Kujtim Gashi nga PDK, Fatmir Gashi nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila LVV.