Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Finalizohet projektligji për Gjykatën Komerciale

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila do të jetë në shërbim të bizneseve. Me këtë rast ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot u shpreh se ky është një lajm i mirë për qytetarët Republikës së Kosovës e në veçanti për bizneset. “Sot e kemi përfunduar punën për përpilimin e kodit për përpilimin rreth ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale”, tha ai.

Selimi tha se ky është lajm i mirë për të gjitha bizneset. Tutje në konferencën për media tha se janë adresuar edhe vërejtjet dhe sugjerimet lidhur më këtë çështje.

Kryesuesi i grupit punues për themelimin e Gjykatës Komerciale, Florian Dushi tha se kjo gjykatë, e cila do të trajtoj çështjet komerciale, është një hap shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Selimi për Institutin për Krimet e Luftës tha se kjo është nacionale.

“Instituti për Krimet e Luftës, është diçka nacionale. Ne e kemi marrë një mision për të ruajtur memorien kolektive. Grupi punues e ka filluar sot punën. Ky Institut është duke vazhduar punën, nuk do të kisha dashur të jap një datë pasi është çështje e ndjeshme dhe shkon përtej zgjedhjeve”, tha ai./ RTV21.tv