Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Finalizohet koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është finalizuar.

Sipas Haxhiut ky koncept dokument hap rrugë për hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.