Ilustrim

Filmon e fotografon policinë, një person shoqërohet në polici

Një person është shoqëruar për në polici gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në polici për shkak se i njëjti në një pikë kontrolli të veturave kishte filluar të filmoj e forografoj zyrtarët policor.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.