Filmimet në QKUK: Doktori duke marrë 100 euro nga pacienti

 

Edicioni i së enjtes në KALLXO.com sjell hulumtimin mbi dyshimet për mitmarrje në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

Në emision do shfaqen pamjet e momenteve kur doktori merr paratë nga një pacient i cili paraprakisht kishte raportuar në KALLXO.com se i ishin kërkuar para.

Operacioni i realizuar të martën ka rezultuar me arrestimin e doktorit.

“Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S. S., mjek në ShSKUK, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – Marrja e ryshfetit”, ka njoftuar Prokuroria në Prishtinë.

Pamje, doktori i dyshuar duke pranuar mito – FOTO KALLXO
Pamje, doktori i dyshuar duke pranuar mito – FOTO KALLXO

I gjithë hetimi dhe arrestimi u bë pas raportimit të KALLXO.com.

Fillimisht në KALLXO.com ishte paraqitur viktima i cili pretendonte se një doktor po i kërkonte para për t`ia caktuar masën e invaliditetit në mënyrë që më pas viktima të merrte pension.

KALLXO.com pas pranimit të këtij informacioni kishte njoftuar organet e rendit, gjegjësisht Policinë dhe Prokurorinë, ku për pak kohë është formuar edhe ekipi hetimor i cili gjatë ditës së martë kreu edhe arrestimin e doktorit të dyshuar.

Prokuroria ka njoftuar sot se doktorit S. S., i është caktuar edhe masa e ndalimit për 48 orë.

Pamjet e plota, që nga fillimi i aksionit e deri te arrestimi i doktorit të dyshuar mund t`i ndiqni sonte LIVE në KALLO.com dhe në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 22:15.