Filmimet dëshmojnë huqjen e komunës së Gjakovës

Komuna e Gjakvës kishte reaguar  për përbajtjen e debatit “Jeta në Komunë” me pretendimin se të dhënat e publikuara nuk ishin të sakta.

Për të rikonfirmuar se të gjtiha pikat e raportuara ekipi i vërtetuesve të fakteve doli në teren dhe zbuloj se fotografitë e përdorura nga komuna e Gjakovës për të demantuar raportimin nuk ishin të vërteta.

Pretendimi i parë i komunës ishte se pamjet nga banjot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare  ishin të një banjoje që nuk përdorej nga pacientët. Sipas tyre, banjo ishte në renovim.

Hulumtuesit dy herë radhazi kërkuan nga roja i sigurimi të futeshin në banjo si pacient.

 Prezenca e ekipit pengon mjekët të cilët tentojnë të largojnë ekipin. Kërkesa e tyre është që për filmime duhet një leje speciale nga drejtori.

Në komunikim, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Arben Koshi, ka pranuar se banjo e filmuar nga KALLXO.com përdoret nga pacientët dhe qytetarë,  ndërsa banjo fotografitë e së cilës u publikuan nga komuna  shfrytëzohet vetëm nga stafi i QKMF-së.

Për të sfiduar zyrtarët e shëndetësisë me gjendjen e banjos në QKMF, KALLXO.com ka kontaktuar me drejtoreshën e Shëndetësisë, Afërdita Spahiu-Shllaku, mirëpo ajo nuk ka pranuar të flas me arsyetimin se është emëruar në këtë pozitë me 1 tetor të këtij viti.

Pas QKMF-së,  KALLXO.com është marrë edhe me pretendimin tjetër të komunës i cili thoshte se oborri i shkollës Fillore Yll Morina ishte i pastër dhe i mirëmbajtur.

Për të rikonfirmuar ato çka u raportuan ekipi vizitoj shkollën me datë 22 tetor.

Në hyrje, stafi i shkollës nuk përmendin që në oborr po punohet një fushë sportive.

Në debatin Jeta në Komunë Kryetari Ardian Gjini është pyetur për deklarimin e  drejtorit të shkollës ‘Emin Duraku’ i cili e kishte ngritur si problem se shkolla nuk është e pajisur mjaftueshëm me kompjuter.

Pas debatit komuna publikoj disa fotografi ku disa fëmijë shiheshin të gëzuar se shkolla ishte paisur me kompjuter.

Numri i nxënësve është 627, diku rreth 650 sepse ka vazhdimësi lëvizje. Kompjuterë në shkollë, siç po e shihni edhe vet, ky kabinet është shumë funksional edhe për momentin i kemi 22 kompjuterë, edhe faktikisht kabineti edhe aq e pranon, domethënë për momentin i kemi 22 kompjuterë funksional, që i dedikohen lëndës së teknologjisë informative”, ka thënë Zajmi.

Në shkollë kuptojmë që fotografia e komunës e cila u përdor për të demantuar drejtorin ishte fotografi ku nxënësit shfaqen duke përdorur kompjuterët të cilët nuk janë investim nga komuna por një donacion nga Amerika.

 “Ajo çka është e mira, është se këto janë si donacion që na kanë ardhë qysh në vitin 2017, pra ju po e shifni edhe vetë. Këto që po i shihni janë donacion, është ky donacion që na ka ardhë prej Amerikës, diku në korrik të vitit 2017 në mos kofsha keq” , ka thënë drejtori Zajmi.