Leposaviç

Filmime Ekskluzive: Kamionët e kontrabandës vazhdojnë të qarkullojnë në veri

Arrestimi i dhjetëra personave në një aksion masiv në veri të vendit, si duket, nuk ka bërë punë për ndaljen e kontrabandës në atë zonë.

Një ekip i KALLXO.com ka qëndruar sot gjatë ditës në rrugën e njohur si Sharpej në Leposaviç.

Atje janë parë dëshmi se kamionët janë duke vazhduar të qarkullojnë të pa penguar edhe pas operacionit të majit të këtij viti.

KALLXO.com ka filmuar rrugën dhe ju sjell pamjet ku shihet lëvizja e kamionëve.

Dëshmi të tjera se produkte të kontrabanduara nga Serbia vazhdojnë të qarkullojnë në atë zonë janë konfirmuar.

Ekipi ka arritur të blejë qumsht të prodhuar së fundmi në Serbi e të sjellur në Kosovë dhe cigare me banderola të Serbisë të cilat shiten në zonë.

Edhe pije dhe ushqime të tjera poashtu jaën duke u shitur pa asnjë problem.

Një aksion i madh i Policisë në 8 komuna të Kosovës, kishte nisur në mëngjesin e hershëm të 28 majit të këtij viti.

Në veri të vendit, gjatë aksionit, policia hasi në rezistencë dhe barrikada.

U arrestuan dhjetëra qytetarë por edhe policë të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në kontrabandë.

https://kallxo.com/gjate/hulumtim/aksioni-i-policise-ne-veri/