Filmi ‘Virgjëresha shqiptare’ merr çmimet kryesore të ‘PriFest’-it

Filmi “Virgjëresha shqiptare“ (Albanian Virgin”) ka fituar çmimet kryesore në edicionin e 14-të të Festivalit “Prishtina International Film Festival”, (PriFest), që u mbyllë të dielën mbrëma.

Ky film me regji të Bujar Alimanit ka marrë Çmimin “Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë Ballkanik – Vjosa Berisha” dhe dy çmimet: “Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë” dhe  “Hyjnesha Artë për çmimin e aktorit më të mirë” që i mori Rina Krasniqi.

Çmimin “Hyjnesha e Artë për regjisorin më të mirë” e mori  Kaltrina Krasniqi për filmin “Vera andrron detin”. “Kineasti më i mirë” u shpall Alban Ukaj.

Filmi nga Ukraina “Klondike” merr çmimin e jurisë në “PriFest”, “North Pole dhe “To Vancouver” triumfuan në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.

Edicioni i 14-të i Festivali “PriFest” është mbajtur nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i është kushtuar Vjosa Berishës, ish-drejtoreshës dhe themeluese se këtij festivali, e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti.