Filmi “Nomadland” fiton çmimin “Luani i Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi “Nomadland” fiton çmimin “Luani i Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi amerikan “Nomadland” ka fituar çmimin “Luani i Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia, shkruan BBC.

Në filmin e Chloé Zhao,  luan Frances McDormand si një e ve që jeton si një nomade pas krizës së vitit 2008.

Ndërsa “ Luanët e Argjendtë” i fituan filmi “Neë Order”  nga regjisori Michel Franco dhe drama historike “Ëife of a Spy” nga Kiyoshi Kurosawa.

Këtë çmim vitin e kaluar e ka fituar filmi  “Joker”, me protagonist Joaquin Phoenix.

Festivali i Filmit në Venecia është ngjarja e parë e mbajtur me publikë që nga përhapja e COVID-19.