Filmi: 'Galaktika e Andromedës'. Foto: Facebook/More Raça

Filmi i More Raçës pranohet në konkurrencë zyrtare në festivalin e Triestes

Filmi i regjisores More Raça, ”Galaktika e Andromedës” është pranuar në konkurrencën zyrtare në edicionin e 32 të festivalit të filmit në Trieste të Italisë, ‘Tireste Film Festival”.

Edicioni i 32-të i “Tireste Film Festival” mbahet nga 21 deri 30 janar 2021.

Lajmi për pjesëmarrjen e këtij filmi në ‘Tireste Film Festival” është bërë publik nga aktori dhe producenti i filmit, Sunaj Raça.

“Filmi i regjisores More Raça ‘Galaktika e Andromedës në konkurrencën kryesore të Tireste Film Festival”, ka shkruar Raça, në Facebook.

Filmi “Galaktika e Andromedës” ka për subjekt Shpëtimin, i cili jeton i vetëm me vajzën e tij, një takim i rastësishëm ia ndërron kahen e jetës. Ky takim i shkakton atij probleme të mëdha. Mbi të rëndojnë paragjykimet e shoqërisë.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.