Ceremonia e çmimeve. Foto Facebook/Fatos Berisha

Filmi ‘Cirku fluturues’ i Fatos Berishës fiton çmim në Francë

Filmi “Cirku fluturues” me regji të Fatos Berishës ka marrë çmimin kryesor në festivalin e filmit, “War on Screen IFF”, që u mbyll dje në Châlons-en-Champagne në Francë.

Fatos Berisha, regjisor i filmit, ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se filmi i tij ka marrë çmimin “Grand Jury Prix” në këtë festival.

Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të filmit “War on Screen IFF” është mbajtur nga 29 shtator deri më 4 tetor në Châlons-en-Champagne në Francë.