Filmi ‘1917’ fiton shtatë çmime në 'BAFTA'

Filmi për i luftën e Parë Botërore “1917” fitoi çmimin për filmin më të mirë mbrëmë në ndarjen e çmimeve ‘BAFTA Film Awards’.

Ky film ishte në konkurrencë me filmat “The Irishman”, ”Joker ”, “Once Upon a Time In Hollywood” dhe “Parasite”.

Sir Sam Mendes, regjisori i filmit “1917”, fitoi çmimet për filmin më të mirë, filmin më të mirë britanik, regjinë më të mirë dhe kinematografinë më të mirë.

Fili “Joker” fitoi tre çmime, përfshirë çmimin për aktorin më të mirë për Joaquin Phoenix. Ndërsa aktorja Renee Zellweger është shpërblyer si aktorja më e mirë për portretizimin si  Judy Garland.

Filmi i Koresë së Jugut “Parasite” mori çmimet për skenarin origjinal dhe filmin më të mirë në gjuhën e huaj.

Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë në rolin dytësor  në  filmin “Once Upon A Time In Hollywood” në regji të Quentin Tarantino.

Vitin e kaluar fitues i çmimit për filmin më të mirë ishte filmi “Roma”, ndërsa aktori më mirë Rami Malek për filmi “Bohemian Rhapsody”.

BAFTA është Akademia Britanike e Filmit dhe Arteve Televizive dhe është një nga ngjarjet më prestigjioze të vitit.