Fillon votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga dita e sotme ka filluar votimi përmes postës.

KQZ ka publikuar edhe një link ku të gjithë ata që kanë aplikuar mund të përdorin për ë marr informacionet shtesë. KËTU mund të gjeni detajet. Përmes Postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë

vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:

– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;

– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe

– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues, thuhet në njoftim të KQZ-së.

Sipas këtij institucioni, nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.