Fillon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ka filluar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.

Lajçak dje ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me presidentin serb, Lajçak ka thënë se ka diskutuar për kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energjinë si dhe të pagjeturit.