Fillon takimi Kurti - Mustafa; Veliu e Haziri zëvendësojnë Vjosa Osmanin

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike  e Kosovës janë mbledhur që të bisedojnë lidhur me harmonizimin e programit qeverisës.

Minuta më herët është parë kreu i LDK-së, Isa Mustafa duke hyrë në Kuvendin e Kosovës bashkë me dy nënkryetarët të partisë, Lutfi Haziri e Agim Veliu, të cilët po e zëvendësojnë Vjosa Osmanin që ishte e pranishme në takimin e djeshëm.

Veliu e Osmani u përfshinë në polemika gjatë ditës për shkak të një përshëndetjeje të kësaj të fundit me Albin Kurtin dje në Kuvend.

Ky takim ishte paralajmëruar sot nga Albulena Haxhiu e cila nuk garantoi që marrëveshja mund të arrihet sot, pasi që sipas saj, LDK po vendos barrikadime.

Këta të fundit e kanë mohuar.

KALLXO.com do të iu mbajë të informuar për zhvillimet nga ky takim qe ka filluar në orën 16:00.