Fillon takimi Kurti - Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj është shoqëruar nga Ardian Gjini, derisa takimi është i mbyllur për media.

Ftesës së Kurtit për takim më kryetarët e partive opozitare i është përgjigjur vetëm AAK-ja.

LDK dhe PDK e kanë refuzuar ftesën e Kurtit.

Për këtë ftesë, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se i shkoi pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll, që e bëri Krasniqin të dyshojë nëse është e vërtetë ose jo.

Ai tha se vetëm pasi kërkuan sqarime, kuptuan se takimi ishte ftuar të mbahej për një çështje që sipas tij është mjaft serioze, dialogu Kosovë – Serbi.

“Kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze siç është dialogu Kosovë-Serbi. Por, pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë” – tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së refuzon ftesën e Kurtit për takim