Fillon takimi i Konjufcës me Komisionin e Venecias për Vetting

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka pritur në takim Komisionin e Venecias për Vetting.

Ky takim është i mbyllur për media.

Konjufca me 10 maj ka pasur një tjetër takim me përfaqësues nga Komisioni i Venecias.

Në atë takim Konjufca ka informuar se ndër objektivat që pritet të realizohen gjatë këtij mandati është Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.