Fillon takimi i Komitetit për COVID-19, priten masa të reja

Ka filluar takimi i Komitetit për vlerësimin dhe menaxhimin e pandemsië COVID-19, të kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Takimi është thirrur pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vend, sidomos në kryeqytet.

Kujtojmë që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka kundërshtuar idenë që Prishtina të futet prapë në karantinë.

Sot janë shënuar edhe 661 raste me COVID – 19 në Kosovë, nga 1,617 mostra të kryera në 24 orët e fundit.

Shpend Ahmeti e kundërshton futjen e Prishtinës në karantinë