Fillon takimi i Avdullah Hotit me krerët e institucioneve shëndetësore

Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti bashkë me përfaqësues të shëndetësisë.

Në këtë takim pritet të diskutohet për situatën e krijuar nga COVID-19.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje, ndërsa pas takimit pritet të ketë konferencë për media.

Ky takim ishte thirrur dje pas rritjes drastike të rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19.

Klinika e Infektives është rrethuar nga shiritat policor dhe forca të  shtuara të rendit.

Kjo pasi që po dyshohet për vdekjet të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme e të cilat po konsiderohen si vdekje të dyshimta, si dhe për rreth pesë vdekje të reja të cilat po dyshohen se kanë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk pranoi të prononcohet pasi vizitoi Klinikën Infektive.

Ai pritet që të deklarohet pas takimit me Hotin.