Fillon shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal nëpër komunat e Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për shpërndarjen e vaksinave të gripit sezonal nëpër komuna.

IKSHP bën të ditur se më këto vaksina do imunizohen grupet më të rrezikuara të popullatës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i informojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se vaksinat e të gripit sezonal, të siguruara nga MSh në funksion të parandalimit të gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe do të imunizohen grupet më të rrezikuara të popullatës në shtetin tone”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se vaksinimi i qytetarëve do fillojë në ditët në vijim. Këtë vit vaksinat do përdoren sipas rekomandimit të OBSH-së, katër shtamëshe për të rritur fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë.

“Që nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave të Kosovës, sipas ftesës që u është bërë një ditë më parë nga MSh dhe IKSHKP, kanë filluar furnizimin me vaksina, me të cilat njësitë e tyre të vaksinimit do t’i vaksinojnë qytetarët në ditët në vijim. Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal”, thuhet tutje në njoftim.

 

Zemaj: Vaksinat e gripit sezonal janë shpërndarë