Insulina - Ilustrim RTK

Fillon shpërndarja e insulinave nëpër QKMF

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës.

Nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdojë shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

KALLXO.com edhe më herët ka raportuar lidhur me problemin e institucioneve publike shëndetësore lidhur me mungesën e insulinës nëpër QKMF-të dhe barnatoret.

Institucionet shëndetësore për muaj me radhë kanë pasur mungesë të insulinës.

Heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë karshi problemit me mungesën e insulinave