Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Para pak minutave ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë e cilat po mbahet në këto orë të vona pritet që të shqyrtohet vetëm një pikë e rendit të ditës, “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës janë të pranishëm 91 deputet.