Fillon Samiti Digjital dyditor 'Prishtina 2022'

Në Kosovë ka filluar të mbahet Samiti Digjital dyditor “Prishtina 2022”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Samiti Digjital i bën bashkë politikbërësit nga regjioni, nga BE-ja dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, t’i shkëmbejnë idetë, përvojat e planet që kontribuojnë në tranzicionin e ardhshëm digjital në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

“Digjitalizimi është proces tejet i rëndësishëm në gjitha fushat e jetës e veprimtariaë. Digjitalizimi e ngrit tansparencën e proceseve në administratën publike, në industri, ndërmarrësi, edukim, shëndetësi etj. Në këtë Samit po marrin pjesë më shumë se 200 biznese mbi 30 OJQ” – tha ai.

Sipas Kurtit, do të ketë edhe gara mes të rinjve të të gjitha shteteve ku përfshihet robotimi, kodimi e lojëra kompjuterike, etj.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Digjitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr tha se Samiti Digjital është platformë e mirë për të diskutuar.

“Kjo është detyrë jo vetëm e Ballkanit por gjithë Evropës. Ne duhet të ndërtojmë shërbime të ndryshme të rinisë dhe ky Samit Digjital prodhon diskutim produktiv. Ne duhet të diskutojmë dhe të jemi prodhimtar në kuptimin e sigurisë kibernetike” – tha ai.

Sipas tij, Samiti bëhet duke i ndarë idetë dhe duke punuar së bashku.

Edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kjo është ngjarja e parë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Synimi ka qenë të kemi llojllojshmëri të aktiviteteve. Të kemi pjesëmarrje të rinisë dhe gjitha grup moshave. Kemi dashtë që samiti ta sjell shpirtin tonë të ri. Patëm mundësi të shohim fëmijë që nga mosha 6 vjeçare duke koduar, duke krijuar lojëra, etj” – tha ajo.

Si rezultat i samiteve të kaluara Rizvanolli tha se kanë filluar t’i shohim rezultatet e para siç është heqja e Romingut.