Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Përfundon e qetë protesta në Shtërpcë

12:40 –  Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e serbëve lokal në Shtërpcë, e cila ishte thirrur në lidhje me rastin në të cilin mbetën të plagosur dy të rinjë të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar.

Në këtë protestë kanë marrur pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa fjalime mbajtën edhe përfaqësues të Listës Serbe, duke përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq.

Në protestë ka pasur pankarta me mbishkrimet si “Shtërpca është zemra e Serbisë! Evropë për çka janë fëmijët tanë fajtorë”, apo “Kamenica me vëllezërit nga Shtërpca”.

12:30Rakiq nga protesta: Janë kohë të vështira, sot na kanë mbledhur heronjtë tanë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke mbajtur një fjalim nga protesta e serbëve lokal në Shtërpcë, ka thënë se sot janë mbledhur per arsye, sic i ka quajtur ai, herojntë tanë.

Ai ka thënë se në protest ka njerëz që kanë qenë edhe në barrikadat në veriun e Mitrovicës.

“Jemi mbledhur sot, na kanë mbledhur herojntë tanë. Me ne janë edhe vëllezërit nga veriut që kanë mbrojtur të drejtën tonë për 20 ditë. Sic e shihni nuk jemi të lodhur, për 20 ditë nuk e kemi sulmu asnjë shqiptarë me qëllimin që të mos japim arsye shqiptarëve – qeverisë Kurti për sulme” – ka deklaruar ndër të tjera Rakiq.

12:20 – Përveç Policisë së Kosovës, në protestën që po mbahet në Shtërpcë nga serbët lokal, janë parë duke e monitoruar situatën edhe trupat e KFOR-it.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Shtërpcë, për të protesutar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur të rinjë të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar.

Protesta ka filluar në ora 12:00, ndërsa janë parë edhe pankarta me mbishkrimet ‘Kamenica me vëllezërit nga Shtërpca’.

Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

12:00  Fillon protesta në Shtërpcë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Shtërpcë, për të protesutar në lidhje me rastin ku mbetën të plagosur të rinjë të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar.

Prezent janë edhe  zyrtarë policor të Policisë së Kosovës që janë duke e mbajtur rendin, ndërsa po ashtu janë parë duke e monitoruar situatën edhe trupat e KFOR-it.

Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com
Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com
Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Të lënduar nga incidenti i 6 janarit mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Nenkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, kishte thënë se të dielën më 8 janar do të mbahet protestë në Shtërpcë pas rastit të plagosjes së dy të rinjve atje.

“Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Miloshin, gjithçka që po na ndodh së fundmi, nuk ka mbaruar. I hoqëm bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne” – ka thënë ai.

Tutje Jevtiq kishte shkruar se së bashku do të dërgojnë një mesazh se ‘janë të lodhur nga terrori dhe urrejtja, se duan vetëm paqe dhe të jenë vetvetja’.

Cilat akuza rëndojnë mbi 32-vjeçarin e dyshuar për plagosjen në Shtërpcë?