Foto: Komuna e Skenderajt/Facebook

Fillon projekti i vizitave mjekësore për qytetarët në Skenderaj

Komuna e Skenderajt dhe organizata “Human Care” kanë filluar projektin për vizita mjekësore specialistike për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Human Care”, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fazli Kadriu.

Në takim është diskutuar për fillimin e projektit sa i përket bashkëpunimit në mes Komunës së Skenderajt dhe organizatës në “Human Care”, rreth vizitave mjekësore specialistike në QKMF, QMF dhe nëpër shtëpi, për t’u ofruar shërbim rasteve sociale dhe atyre që nuk mund t’i vizitojnë qendrat mjekësore.

Ky projekt është bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës “Human Care”, i cili do të fillojë nga data 12 shtator dhe do të vazhdojë dy muaj.