Fillon procesi edukativ në çerdhen publike “Xhevë Lladrovci” në Klinë

Sot ka filluar procesi edukativ në çerdhen publike “Xhevë Lladrovci”në Klinë.

Komuna e Klinës përmes një njoftimi ka thënë se procesi ka filluar pas përfundimit të përgatitjeve teknike dhe duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me vendim të Qeverisë, çerdhet dhe kopshtet ishin mbyllur me 13 korrik, ndërsa me masat e reja në fuqi, i është lënë në dorë komunave për hapjen e tyre.