Fillon pastrimi i shtratit të lumit në Prilep të Deçanit

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në Prilep të Deçanit mori pjesë në fillimin e punimeve për realizimin e projektit “Pastrimi i shtratit të lumit”.

Matoshi gjatë kësaj ceremonie u shpreh i lumtur që sot po fillon së realizuari një projekt i tillë jetik për banorët e Prilepit, i cili financohet nga MMPH.

“Gjendja e keqe e këtij lumit, problemet që janë shkaktuar nga vërshimet, dëmet në kulturat bujqësore nga ky lum tani më do të evitohen dhe ky fshat do të marrë pamje të re”, tha Matoshi.