Fillon pastrimi i rrugëve në Prishtinë (FOTO)

Në kohën kur shumica e qytetarëve po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, si masë mbrojtëse kundër coronavirusit, Komuna e Prishtinës e ka shfrytëzuar këtë për të pastruar rrugët.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në kryeqytet ka filluar pastrimi i rrugëve.

“Falenderoj kompanitë e mirëmbajtjes dhe ekipet tona për aksionin sot”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’, duke i bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërsa, rrjetet e supermarketeve kanë njoftuar se nga dita e sotme, do të punojnë me një orar të shkurtuar, nga ora 08:00 të mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Supermarketet nga nesër do të punojnë nga ora 8:00 deri në 20:00