Fillon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot pasdite ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, janë mbi 24 mijë vota të tilla që do të numërohen.

“Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578”, ka thënë Elezi.

Kurse, votat e personave me nevoja të veçanta kanë qenë 2 mijë e 142, ndërsa pas procesit të verifikimit janë miratuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127 të tilla.

“Pra do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819”, ka thënë Valmir Elezi për KALLXO.com.

Mbrëmë ka përfunduar numërimi i rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia, ndërsa në shenjë proteste për këto vota, koalicioni Nisma-AKR-PD tërhoqi komisionerët nga vendi i numërimit të votave.

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheq vëzhguesit nga QNR