Fillon nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Ardian Kastratit nga UP-ja

Organizata për Studim Kritikë Veprim ka filluar nënshkrimin e një peticioni online përmes të cilit kërkohet që profesori dhe deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, të lirohet nga të gjitha funksionet që ka në Universitetin e Prishtinës.

“Universiteti i Prishtinës nuk duhet dhe nuk guxon të strehoj të tillë profesor brenda vetes. Një profesor universitar që përdorë një gjuhë të tillë në publik, përpos që e dëmton veten, e dëmton edhe imazhin e Universitetit”, thuhet në reagimin e SKV-së.

Deri më tani këtë peticion e kanë nëshkruar 985 persona.

Kastrati përmes një publikimi në Facebook ka fyer presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin, pa e përmendur megjithatë atë.

Edhe drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 do të mbahet një protestë simbolike me kërkesën për përjashtimin nga stafi i Universitetit të Prishtinës të profesorit, njëherazi deputet i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ndaj gjuhës së deputetit të PDK-së ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena HaxhiuAjo në Facebook ka shkruar se gjuha e përdorur e një deputeti të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe një profesori universitar, është gjuhë e nivelit të ulët e cila duhet të dënohet dhe kundërshtohet fuqishëm.

Gjuha fyese e Ardian Kastratit, paralajmërohet protestë ndaj tij