Fillon ndërtimi i parkut në fshatin Celinë të Rahovecit

Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit ka filluar sot ndërtimi i një parku.

Komuna e Rahovecit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ceremonia e përurimit të fillimit të këtij projekti është bërë sot.

Në këtë ceremoni, përveç përfaqësuesve të Institucioneve Komunale të Rahovecit kanë marrë pjesë edhe banorët e këtij lokaliteti të cilët në veçanti e mirëpritën këtë projekt.