Foto: Besa Shahini/Facebook.

Fillon mësimi plotësues në Shqipëri

Nxënësit e klasave të para deri në të pestën në Shqipëri, sot kanë filluar mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe matematikë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë të ditur se kjo po bëhet për nxënësit që nuk kanë pasur akses gjatë mësimit online.

“Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore. Shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithësecilit”, ka shkruar Shahini në Facebook.

Viti i ri shkollor në Shqipëri është paraparë të fillojë më 14 shtator.