Ilustrim
Fillon mësimi me një muaj vonesë
03.10.2022 - 09:11
Me një muaj vonesë, sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Pas grevës së përgjithshme që ka filluar më 25 gusht, sot nxënësit kthehen në bankat shkollore për të nisur vitin shkollor 2022/2023.
Ministria e Arsimit ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor.
“Ministria e Arsimit fton për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës” – thuhet në njoftim.
Gjithashtu, MAShTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit.
“Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla” – vazhdon njoftimi.
Sot do të formohet grupi punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla.
Greva e përgjithshme ka filluar më 25 gusht. Ndërprerja e grevës në arsim ka ardhur pas një votimi që u zhvilluar nga anëtarët e SBASHK-ut. Rezultatet treguan se mbi 50% e mësimdhënësve ishin për perzullim të grevës deri në janar.