FOTO: Komuna e Vushtrrisë Nëntor 2020

Fillon largimi i kabllove në sheshin e Vushtrrisë

Sheshi, “ Adem Jashri” në Vushtrri pritet që të marrë një pamje tjetër. Kjo pasi para pak ditësh ka filluar largim i kabllove mbi këtë shesh.

FOTO: KALLXO.com
Sheshi, ” Adem Jashari” Vushtrri
Largimi i kabllove
Nëntor 2020

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi ka shkruar se ky projekt është drejt përfundimit dhe se premtimi që ai kishte bërë për largimin e tyre, do të mbahet.

“Premtuam që do të i largojmë shëmtitë nga sheshi i qytetit dhe ja projekti drejt përfundimit. Sheshin po e bëjmë më të bukur dhe me më shumë kalldrëm. Për shkak të buxhetit të limituar, ndërrimi i tërsishëm i pllakave në shesh nuk është i mundur këtë vit”, thuhet në njoftim.

Historia e këtyre kabllove të ngatërruara që kishin lënë të fshehur pamjen e bukur të  sheshit të Vushtrrisë kishte qenë ndër temat kryesore e cila u diskutua në emisionin, “Jeta në Komunë” me kryetarin Tahiri, i cili u transmetua gjatë muajit tetor.

Ndonëse ka  kaluar më shumë se gjysmë mandati, i pari i qytetit më të vjetër në Kosovë, ia kishte hedhur KEDS-it.

“Ka qenë problem themelor te kabllat sepse kemi pasur premtim nga KEDS-i që do të kryejë investimet, por nuk e ka bërë në vitin e parë kështu ne me paratë e fituara nga performaca e mirë e komunës kemi lidhur marrëveshje dhe do të hiqen kabllot. KEDS-i tash ka premtuar se do të bjerë kabllot dhe orët”, kishte thënë ai.