Fillon heqja e kufizimeve të lëvizjes në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga nesër në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojë heqja e disa kufizimeve të cilat ishin vendosur për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Rama ka njoftuar se do të hiqet kufizimi i lëvizjes në zonat e gjelbra, Fieri kthehet në zonë të gjelbër, do të hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës por fundjava do të jetë përsëri pa makina.

Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove televizive për të ftuar, jo më shumë se një person. Por Rama ka theksuar se do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2 metra nga njëri-tjetri.

Përveç heqjes së disa kufizimeve, kryeministri Rama ka njoftuar që kufizimi i lëvizjes në zonat e kuqe do të zgjatet deri në orën 21:00 dhe se do të vazhdojë të jetë e ndaluar hyrje-dalja e automjeteve në zonat e kuqe.

“Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetë-kufizojnë daljet maksimalisht. Masa 14 ditore për të vetë-karantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal”, ka shkruar Rama në Facebook.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!