Foto: Komuna e Kaçanikut

Fillon asfaltimi i rrugëve të qytetit në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se ka filluar projekti për asfaltimin e rrugëve të qytetit.

Pas përfundimit të punimeve që janë realizur në rregullim të infrastrukturës nëntokësore, rregullim i gypave të kanalizimit, dhe punë të tjera në rrugët në hyrje të qytetit, ka filluar asfaltimi konkretisht faza e dytë.

Ky projekt është duke u realizuar në kuadër të projektit “Asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve të qytetit”, projekt i financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe nga fondi i fituar nga performanca e mirë komunale.

Momentalisht punimet në asfaltim janë duke u realizuar tek Stacioni i Autobusëve dhe rrugët përreth tij, për të vazhduar më pas me pjesë të tjera.

“Përmes këtij projekti do të krijohen hapësira të mëdha si për këmbësor po ashtu edhe për qarkullim më të mirë të automjeteve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.

Foto: Komuna e Kaçanikut
Foto: Komuna e Kaçanikut