Foto: Shpend Ahmeti/Facebook

Fillon asfaltimi i 4 rrugëve në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për asfaltimin e katër rrugëve në Prishtinë.

Rrugët që do të rindërtohen sipas Ahmetit janë rruga “Karl Gega”, rruga “Gazmend Zajmi” dhe rruga “Ali Pashë Tepelena”.

“Do të rregullohet kanalizimi dhe do të asfaltohen”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më tej, kryetari Ahmeti ka treguar se do të asfaltohet edhe rruga vazhdim i “Rrugës B” te Banesat e Bardha, në Kodër të Diellit.