Fillojnë shërbimet në Departamentin për Shtetësi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për rifillim të shërbimeve për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe Departamentin për Siguri Publike.

Ky vendim sipas njoftimit është marrë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që të rifillojnë shërbimet për qytetarë të cilat janë shtyrë si shkak i pandemisë COVID-19.

Në njoftim thuhet se me këtë rast autorizohen zyrtarët e Departamentit për Shtetësisë Azil dhe Migracion, si dhe zyrtarët e Departamentit për Siguri Publike, të vazhdojnë me punën e zakonshme në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime.

Tutje në njoftim theksohet se të gjithë qytetarët të cilët në bazë të këtij vendimi u janë pezulluar shërbimet, tashmë mund të shkojnë në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i kryer obligimet e tyre.