Fillojnë procedurat për rigjenerimin një rruge në Prishtinë

Sot kanë filluar procedurat për rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se ky projekt është hartuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova).

“Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit. Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge”, ka shkruar Ahmeti.