Fillojnë përgatitjet për "Defender - EUROPE' 23"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kanë filluar përgatitjet për “Defender- EUROPE’ 23”.

Sipas njoftimit të Mehajt, këto stërvitje do të zhvillojnë aftësitë dhe kapacitetet e plota ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Partneriteti shumë i ngushtë me Ushtrinë Amerikane vazhdon fuqishëm edhe përmes Organizatës së Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO). Vazhdojmë së bashku me përgatitjet për Stërvitjen “Defender- EUROPE’ 23” dhe së bashku drejt zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes gjithashtu ka njoftuar se kjo stërvitje do të bëhet në partneritet të ngushtë me organizatën SATMO.