Fillojnë kërkimet në lumin “Drini i Bardhë” për një person të zhdukur
11.1.2025 - 11:50
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë nis kërkimet për një person i cili ishte raportuar si i zhdukur.
Sipas njoftimit, kërkimet kanë nisur në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt” .
“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024. Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore ngaj Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit” – ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.