Dardan Molliqaj - PSD

Fillojnë hetimet ndaj Dardan Molliqajt për sulm ndaj Haki Abazit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar hetimet ndaj zyrtarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, i dyshuar për sulm.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për rastin në fjalë ju njoftojmë se, prokurori i rastit, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të dyshuarit D.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi”, nga neni 184 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KALLXO.com.

Prokuroria ka filluar hetimet pas rrahjes e cila ka ndodhur mes Dardan Molliqajt dhe ish-anëtarit të shoqërisë civile, Haki Abazi, pas një debati televiziv të mbajtur me 11 shtator për zgjedhjet e 6 tetorit.

Zyrtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, kishte deklaruar se është sulmuar nga zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe shoqëruesi i tij.

Në një prononcim për KALLXO.com. Haki Abazi kishte thënë se ka qenë në korridor në dalje të studios pas debatit në T7, bashkë me Rexhep Hotin dhe Dardan Molliqaj ka shkuar me zë kërcënues, ia ka kapur duart përcjellësi i tij dhe filloi një përleshje fizike.

“Unë kam qenë në dalje, kam qenë duke ecë me Rexhep Hotin dhe ata më kanë sulmuar”, ka thënë Abazi.

Sipas Haki Abazit, lidhur me rastin autori i emisionit Leonard Kerquki, e ka njoftuar Policinë.

Incidentin e ka konfirmuar edhe drejtuesi i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki.

Për shkak të këtij incidenti, ai ka thënë se nuk do të mund ta vazhdojë emisionin.

“E kishim planifikuar ta vazhdonim pjesën e dytë të emisionit me dy analistët, Jusuf Thaci dhe Rron Gjinovcit, në fakt gjatë ndërprerjes të shkurtër prej 2-3 minutave ka ndodhur një incident fizik. Z. Haki Abazi thotë se është sulmuar prej Dardan Molliqajt dhe prej shoqëruesit të tij, meqenëse nuk mundëm të flasim me Dardaninin na mbetët që të themi këtë dhe të insistojmë që t’i shikojmë incizimet, video incizimit e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur. Më vjen keq për këtë që ka ndodhur, nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i këtij emisioni që të vijnë deri në këso situata të tilla”, ka thënë Kerquki.

Haki Abazi: Dardan Molliqaj më sulmoi me grushte pas debatit

Policia në vendin e incidentit mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!