Foto: KALLXO.com

Fillojnë aktivitetet më fëmijët e rikthyer nga luftërat e huaja

Pandemia me COVID-19 kishte ndaluar edhe aktivitetet që janë mbajtur për fëmijët që janë rikthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak.

Këto aktivitete kanë filluar të mbahen sot në ambient të hapur dhe do të mbahen edhe gjatë javës së ardhshme.

KALLXO.com ka përcjellur nga afër sot këtë aktivitet, ku këta fëmijë po qëndrojnë së bashku me psikiatren, Valbona Tafilaj dhe po bëjnë aktivitete kulturore, e duke lozur lojëra të ndryshme.

 

Edhe arti është pjesë e aktivtitetit të tyre, ku përmes vizatimeve ata kanë treguar se si e shohin botën në mendjen e tyre.

 

 

KALLXO.com kishte raportuar se 74 fëmijët e rikthyer nga zonat e luftës, në shtatorin e vitit të kaluar kishin filluar edhe shkollimin.

Nëntë nga fëmijët që janë rikthyer sipas statistikave janë pa dy prindërit dhe kujdesin për ta e kanë marrë gjyëshërit apo edhe familjarë të tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme ishte përkujdesur që fëmijët që do të fillonin mësimin në nivele të ndryshme, të regjistroheshin në shkolla, anipse ata që nga ardhja kishin pasur fare dokumentacione.

Një pjesë e madhe e fëmijëve kishin lindur në Siri e Irak por kjo nuk i ndaloi institucionet e Kosovës që pas rikthimit, të i sistemonin fëmijët në klasat e nevojshme.

Nga gjithsej 74 fëmijët që ishin rikthyer nga vendet në të cilat ishin mësuar të dëgjonin britma, shpërthime të granatave, armëve e tankeve, 10 nga ta i takonin nivelit të kopshteve, pesë të nivelit parashkollor, 25 të nivelit fillor dhe 34 të tjerët të nivelit të mesëm dhe të lartë të arsimit.

Frikën se fëmijët e rikthyer mund të stigmatizoheshin dhe të përqesheshin nga fëmijët e tjerë e kishte shprehur edhe mësuesi që po zhvillonte mësimin me shtatë fëmijët që ishin rikthyer.

Në një sërë shkrimesh e emisionesh, të publikuara në “Drejtësia në Kosovë” e Gazetën “Jeta në Kosovë” ishin raportuar aktivitet e mbajtura dhe planet për fëmijët e rikthyer.

 

Ministria e Punëve të Brendshme shtyen aktivitetet me të rikthyerit nga luftërat e huaja

.