Filipçe: Vdekja e pacientit 31-vjeçar tregon se virusi nuk kursen askënd

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe sot bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën nga coronavirusi, dhe një prej tyre është një 31-vjecar.

Sipas tij, kjo tregon se viursi nuk e kursen askënd.

“Numri i të infektuarve po rritet në vendin tonë dhe në botë, dhe ai do të rritet, dhe për fat të keq, numri i vdekjeve do të rritet. Pacienti i ri në moshën 31 vjeçare është dëshmi se virusi nuk shpëton askënd. Është qartë një kërcënim serioz dhe duhet ta marrim seriozisht dhe me përgjegjësi. Unë bëj thirrje që të mos frikësoheni, të veproni me kujdes dhe përgjegjësi, suksesi i kësaj beteje varet nga të gjithë ne”, tha Filipçe.

Në Maqedoni janë shënuar 257 persona të infektuar me coronavirus./21Media