Foto: Kallxo.com

Filharmonia sot me koncert në Kishën ‘Shën Ndou’

Kori i Filharmonisë së Kosovës mban sonte koncert në Kishën e “Shën Ndout” në Prishtinë.

Koncerti nis në ora 20:00 dhe mbahet në kuadër të programit për shënimin e 20 vjetorit të shënimit të Filharmonisë së Kosovës.

Gjatë këtij koncerti do të interpretohen 13 vepra muzikore të autorëve vendas dhe të huaj, me prezantim të një numri të madh artistësh vokal dhe ansambleve.

Baki Jashari, drejtor i Filharmonisë së Kosovës ka pohuar gjatë konferencës se koncertet e Korit mbahen në objekte kishtare për shkak të akustikës dhe në mungesë të sallave të përshtatshme për këto koncerte.

“E rëndësishme është se në këtë koncert do të prezantohen edhe tri vepra premierë të autorëve tanë, Endrit Rexhepit, Kushtrim Gashit dhe Hajrullah Sulës. Pikëshit në këtë përvjetor në keni dashur që të prezantohet edhe krijimtaria e muzicintëve tanë karshi atyre botërore”, ka thënë Jashari.

Ndërsa pianistja Artemida Qarri- Haxhiaj ka shtuar se koncerti i sontëm i Korit të Filhamonisë do të sjellë shumë risi.

“Do të veçoja veprën e kompozitorëve amerikanë, ‘Aint’t no grave can hold my body down” e cila është një vepër më ndryshe nga ato që jemi mësuar t`i dëgjojmë deri më tani”, ka thënë pianistja Qarri -Haxhiaj.

Kurse dirigjenti i Koncertit Hajrullah Syla, i cili do të prezantohet edhe me veprën “Metamorphosis” është shprehur se programi është kombinim në mes bashkëkohores dhe klasikes.

“Pavarësisht se gjithë kompozitorët janë bashkëkohorë, shumica e veprave janë të bazuara në muzikës e vjetër, duke e bërë programin mjaft të veçantë. Shto këtu edhe faktin se tërë koncerti përcjellët me vepra premierë”, ka thënë ndër të tjerash dirigjenti, Syla.

Foto: Kallxo.com