Filharmonia mban koncert në ‘Ditën e Flamurit’ në Prishtinë

Orkestra frymore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert për të shënuar “Ditën e Flamurit”, festën e “28 Nëntorit”, ditës së shpalljes së shtetit shqiptar.

Koncerti do të mbahet nesër, më 28 nëntor 2024 në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Repriza e këtij koncerti do të mbahet një ditë më pas, më 30 nëntor 2024 në Mitrovicë.

Filharmonia e Kosovës ka bërë të ditur se ky koncerte do të mbahet nën drejtimin e mjeshtrit skocez-italian Dario Salvi.

“Programi përfshinë vepra të jashtëzakonshme nga kompozitorët: Beethoven, Holst, Ketèlbey, Jones etj.  Mbrëmja do ta kulmojë me premierën kosovare të veprës “Illyrian Dances (Valle ilire)” nga kompozitori Guy Woolfenden”- thuhet në njoftim.

Mysafir special i mbrëmjes, sipas njoftimit të Filharmonisë, do të jetë gajdexhiu nga Malta, Stefan Mercieca, ndërsa pjesë e koncertit do të jetë edhe Kori i Meshkujve i Filharmonisë së Kosovës.

Koncerti do të përsëritet në Mitrovicë më 30 nëntor 2024, në sallën e rinovuar të Teatrit të Qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”, duke filluar nga ora 19:30.