Filharmonia mban koncert festiv për 13-të vjetorin e pavarësisë
15.2.2021 - 16:17
Filharmonia e Kosovës mban nesër në Prishtinë koncert festiv me rastin e 13-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ky koncert mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në ora 19:00.
“Kori dhe orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojnë dy vepra premierë, ‘Simfonieta in K / Kosova – vatra atërore’ nga Vinçenc Gjini dhe ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë, në Facebook.
Të mërkurë, më 17 shkurt mbushën 13 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.